Sipas elefantit Nelly, sot fiton Gjermania
Gjermania do ta mposht Francën në çerekfinale të Botërorit. Ky të paktën është parashikimi i elefantit Nelly, i cili e ka mbushur me gola portën e francezëve.

Sport
Gjermania do të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit. Ky është parashikimi i elefantit Nelly, i cili e ka ‘dërguar’ ekipin gjerman në mesin e katër më të mirëve të këtij evenimenti.
Kjo kafshë në fakt po e zëvendëson oktapodin Paul, i cili i kishte parashikuar saktë ndeshjet e Gjermanisë në Botërorin 2010.
Nelly e ka parashikuar saktë fitoren e gjermanëve ndaj Algjerisë, ndërsa pritet të shihet nëse do t’ia qëllojë edhe këtë radhë.
Atij i është dhënë një top, për ta çuar në njërën nga dy portat ku ishin vendosur flamujt e të dyja vendeve.
Dhe, Nelly e mbushi me gola portën e Francës dhe sipas rregullores, aty ku shënon elefanti, ai ekip eliminohet nga Botërori.
Ndeshja ndërmjet Gjermanisë dhe Francës do të zhvillohet sot, duke filluar nga ora 18:00.