Liverpooli e shet Suarezin për 100 milionë euro
Liverpooli ka vendosur përfundimisht ta shesë Luis Suarezin. Reds kërkojnë 100 milionë euro për sulmuesin uruguaian, i cili në sezonin e fundit ishte fantastik.
Sport
Liverpooli nuk llogarit më në shërbimet e Luis Suarez. Gjiganti britanik ka vendosur ta shesë përfundimisht yllin uruguaian.
Sipas mediave britanike, Reds do të negocionin me një klub që është i gatshëm t’i ofrojë 100 milionë euro për ish futbollistin e Ajaxit, i cili sezonin e fundit shfaqi paraqitje fantastike, duke realizuar 31 gola në Premierligë.
Paratë që do t’i përfitonte nga shitja e sulmuesit uruguaian, menaxheri Brendan Rodgers do t’i përdorte për blerjen e dyshes Adam Lallana nga Southampton e Lazar Markovic nga Benfica.
Ndërkohë, Suarez, i cili për momentin është rikthyer në atdhe, kërkohet nga Barcelona dhe Real Madridi.
Ai u përjashtua nga Botërori dhe u suspendua nga FIFA me katër muaj moslojë, pasi e kafshoi në krahë mbrojtësin italian, Giorgio Chiellini.