Reichel kërkon të mos spekulohet mbi marrëdhëniet Gjermani-Kosovë (Video)
Ish ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, aktualisht i dërguar speciale për Evropën Juglindore dhe Azinë Qendrore i kancelares Angela Merkel, ka kërkuar të mos spekulohet për marrëdhënit midis Prishtinës dhe Bërlinit, përpara zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit në Republikën e Kosovës.
Lajme
Në profilin e tij në Facebook, diplomati gjerman ka postuar një video nga konferenca e përbashkët për media midis kancelares gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci, gjatë vizitës së këtij të fundit në Berlin.
“Për të gjithë ata që duan të spekulojnë për marrëdhëniet e Gjermanisë me Kosovën, përpara zgjedhjeve”, ka shkruar Reichel në profilin e tij, duke postuar edhe videon nga konferenca për media e Merkel dhe Thaçit.
Disa nga mediat në Kosovë përmes burimeve anonime dhe qarqeve jozyrtare gjermane, po spekulojnë sikur Berlini zyrtar ka raporte të zbehta me qeverinë aktuale të Kosovës, dhe se nuk do të dëshironte fitoren e kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, i cili po garon për të fituar edhe mandatin e tretë më 8 qershor.