Botërori i katërt për Eto’o
Samuel Eto\'o do ta shijojë për herë të katërt Botërorin. Sulmuesi i Chelseat u ftua nga Kameruni për ‘Brazil 2014’, që nënkupton se ai do ta barazojë rekordin e legjendave Rigobert Song e Jacques Songo\'o.
Sport
Samuel Eto\’o pritet të luajë në Botërorin e tij të katërt për Kamerunin, pasi u përfshi në listën e përzgjedhësit Volker Finke për ‘Brazil 2014’.
Sulmuesi i Chelsat në të kaluarën e kishte përfaqësuar ekipin afrikan në Botërorin 1998, 2002 e 2010, që do të thotë se, nëse 33 vjeçari merr pjesë në Botërorin e kësaj vere, do ta barazojë rekordin e Rigobert Song e Jacques Songo\’o, të cilët e kishin përfaqësuar Kamerunin më së shumti deri tash në evenimentin më të rëndësishëm në botë të futbollit.
Eto\’o, i cili vendosi të rikthehej në Kombëtare veten vitin e kaluar, po ashtu do të synojë ta thyejë rekordin e Roger Milla sa u përket golave në Botëror.
Sulmuesi legjendar kishte realizuar pesë gola në tre Botërore, ndërsa Eto’o ka dy gola më pak për momentin.
Kameruni do ta nis kampanjën e Botërorit me miqësoren ndaj Meksikës në Natal më 13 qershor, para se të përballet me Kroacinë e Brazilin, në kuadër të Grupit A.
Futbollistët e ftuar
Portierë: Loic Feudjou (Coton Sport), Charles Itandje (Konyaspor), Sammy N\’Djock (Fethiyespor), Guy N\’dy Assembe (Guingamp).
Mbrojtës: Benoit Assou-Ekotto (QPR), Henri Bedimo (Lyon), Gaetan Bong (Olympiacos), Aurelien Chedjou (Galatasaray), Cedric Djeugou (Coton Sport), Jean-Armel Kana-Biyik (Rennes), Nicolas N\’Koulou (Marseille), Dany Nounkeu (Besiktas), Allan Nyom (Granada).
Mesfushorë: Eyong Enoh (Antalyaspor), Raoul Loe (Osasuna), Jean Makoun (Rennes), Joel Matip (Schalke), Stephane Mbia (Sevila), Landry N\’Guemo (Bordeaux), Edgar Salli (Lens), Alex Song (Barcelona).
Sulmues: Vincent Aboubakar (Lorient), Maxim Choupo-Moting (Mainz), Samuel Eto\’o (Chelsea), Mohammadou Idrissou (Kaiserslautern), Benjamin Moukandjo Nancy), Fabrice Olinga (Zulte Waregem), Pierre Webo (Fenerbahce).