Chelsea me pesë autobusë
Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo kritikon taktikën e Jose Mourinhos, dhe thotë se Chelsea parkoi pesë autobusë në Vicente Calderon, në ndeshjen e tyre të parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Sport
Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka sulmuar menaxherin e Chelseas, Jose Mourinho para duelit të kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kreut të klubit madrilen nuk i ka pëlqyer qasja defanzive e Special One gjatë duelit të parë në Vicente Calderon ku ekipet u ndanë në barazim 0:0.
Atletico luajti më hapur dhe sulmoi më tepër në kërkim të golit, por Chelsea për pjesën më të gjatë të ndeshjes u mbrojt me një numër të madh futbollistësh të tërhequr prapa, dhe vetëm Fernando Torresin para zonës së gjashtëmbëdhjetëmetërshit.
“Janë zhdukur pesë autobusë dhe mendoj se i ka marrë Chelsea”, deklaroi Cerezo për AS.
“Nuk do të jetë lehtë për të siguruar finalen e Lisbonës. Këto ndeshje duhet të zhvillohen në mënyrë të përkryer”, u shpreh kreu i klubit nga Vicente Calderon, që udhëheq në La Ligë, tri xhiro para fundit.
Fituesi i ballafaqimit mes Chelseas dhe Atletico Madridit do të ndeshet në finale me Real Madridin.