Futbollisti i vitit në Premierligë
Janë publikuar emrat e gjashtë kandidatëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Premierligë. Në mesin e tyre dominojnë tre anëtarë të Liverpoolit.
Sport
Steven Gerrard, Eden Hazard, Adam Lallana, Daniel Sturridge, Luis Suarez dhe Yaya Toure janë gjashtë futbollistët e nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Premierligë.
Hazard dhe Sturridge po ashtu kanë zënë vend në mesin e kandidatëve për çmimin e të riut më të mirë, ku bashkohen nga Roos Barkley, Aaron Ramsey, Luke Shaw dhe Raheem Sterling.
Gerrard është futbollisti i vetëm në mesin e finalistëve, që ka fituar garën në të kaluarën, pasi kapiteni i Liverpoolit u shpall më i miri për edicionin 2005-06.
Ai është një prej tre futbollistëve të Liverpoolit, së bashku me sulmuesit Sturridge dhe Suarez. Anëtari i Southamptonit, Adam Lallana u shpërblye për paraqitjet e mira ndërsa Hazard kandidon për vitin e dytë të njëpasnjëshëm.
Kandidatët:
Steven Gerrard, Eden Hazard, Adam Lallana, Daniel Sturridge, Luis Suarez, Yaya Toure.