4 gjërat që nuk duhet t’ia fshihni kurrë gjinekologut tuaj kur shkoni për t’u vizituar

Bëni kujdes, është shumë e rëndësishme që t'i tregoni gjinekologut këto 4 gjëra!

Lifestyle

31/10/2021 09:40

Pavarësisht se jetojmë në kohën e lulëzimit të teknologjisë dhe informacionit, janë të shumta gratë dhe vajzat që do të rrëfenin edhe ‘’krimin’’ më të rëndë tek një prift apo mike e ngushtë, se sa të flisni hapur për shëndetin seksual tek mjeku gjinekolog.

E vërteta është se gjinekologët kanë parë e dëgjuar gjithçka, kështu që tregohuni të hapur me ta dhe flitni për 4 gjërat e mëposhtme.

1.Sekrecionet vaginale: Sekrecionet vaginale, të shoqëruara shpeshherë edhe me aromë karakteristike, mund të jenë simptoma e parë që tregojnë praninë e një infeksioni vaginal ose urinar kështu që mos ia fshini gjinekologut tuaj këtë detaj të rëndësishëm.

2.Cikli menstrual: Cikli i rregullt menstrual mund të na krijojë shqetësime ditët e para të tij, por është një ndër shenjat më të dukshme të një organizmi të shëndetshëm. Nëse menstruacionet tuaja janë të çrregullta jo vetëm përsa i përket kohëzgjatjes, por edhe sasisë bëni mirë ta diskutoni këtë gjë me mjekun tuaj.

3.Marrëdhëniet seksuale: Edhe pse fatkeqësisht jo të gjitha gratë janë të hapura të flasin me mjekun për marrëdhëniet seksuale, për mjekun gjinekolog është e rëndësishme të dijë nëse jeta juaj seksuale është aktive, përdorni masa mbrojtëse etj.

4.Po përdorni kontracpetivë: Kontracpetivët nuk duhet të lidhen domosdoshmërisht me shtatzënitë e padëshiruara, janë të shumtë mjekët që rekomandojnë përdorimin e tyre në rastin e trajtimit të çrregullimeve të ciklit menstrual. Kontraceptivët çekuilibrojnë balancën hormonale, kështu që mjeku duhet vendosur në dijeni për këtë gjë. /Lajmi.net/