23 njerëz vdesin pasi morën vaksinën kundër Covid-19
23 njerëz kanë vdekur në Norvegji, pak ditë pasi morën dozën e parë të vaksinës Pfizer, me 13 prej tyre që kishin direkt lidhje me efektet anësore të vaksinave, thonë zyrtarët shëndetësor atje.
Lajme
Reaksionet e zakonshme të vaksinës, që përfshin ethe dhe të vjella, “mund të kenë kontribuuar në fatalitetin e disa pacientëve”, tha Sigurd Hortemo, nga Agjencia e Mjekësisë Norvegjeze, transmeton Lajmi.net.
Që të 13 pacientët ishin duke u trajtuar në shtëpi dhe ishin të paktën 80 vjet të vjetër. Përderisa zyrtarët shëndetësorë nuk po brengosen seriozisht, ata po këshillojnë se kush duhet ta marrë vaksinën e kush jo.
Më shumë se 30,000 njerëz në Norvegji e kanë marrë dozën e parë të vaksinës së Pfizer ose Moderna prej kur vaksina hyri në vend muajin e kaluar, thuhet sipas statistikave zyrtare. /Lajmi.net