Tifozët e Atleticos vazhdojnë ‘të thumbojnë’ Vinicius Jr, vendosin një kukull me fanellën e tij: Madridi e urren Realin

Reali do të përballet me rivalët e qytetit Atletico Madrid në çerekfinale të Kupës së Mbretit sot. Ky do të jetë takimi i tyre i dytë i sezonit pas përplasjes së diskutueshme në stadiumin ‘Civitas Metropolitan’ në fillim të sezonit. Vinicius Jr iu nënshtrua një abuzimi të turpshëm racist para dhe gjatë ndeshjes së La…

Sport

26/01/2023 15:00

Reali do të përballet me rivalët e qytetit Atletico Madrid në çerekfinale të Kupës së Mbretit sot.

Ky do të jetë takimi i tyre i dytë i sezonit pas përplasjes së diskutueshme në stadiumin ‘Civitas Metropolitan’ në fillim të sezonit.

Vinicius Jr iu nënshtrua një abuzimi të turpshëm racist para dhe gjatë ndeshjes së La Ligës shtatorin e kaluar, përcjell lajmi.net.

Tifozët u filmuan duke brohoritur “Vinicius është një majmun” përpara ndeshjes. Mbështetësit mbanin gjithashtu një kukull raciste të veshur me një fanellë të Realit, në një referencë për brazilianin.

Ultrasit e Atletit kanë vazhduar të synojnë Vinicius Jr përpara derbit të Madridit të mbrëmjes së sotme.

Ata kanë shpalosur një pankartë ku shkruhet ‘Madridi e urren Realin’ dhe në mënyrë të pashpjegueshme kanë varur një kukull të veshur me një fanellë të Vinicius Jr.

Pas këtij gjesti, si Atletico ashtu edhe La Liga kanë dënuar akte të tilla të ndyra.

“Veprime të tilla janë absolutisht të neveritshme dhe të papranueshme dhe e turpërojnë shoqërinë. Dënimi ynë për çdo akt që cenon dinjitetin e njerëzve apo institucioneve është kategorik dhe i pa rezervë.

Rivaliteti mes dy klubeve është në maksimum, por edhe respekti. Asnjë individ, pavarësisht nga qëllimet apo ngjyrat e tyre, nuk mund të njollosë bashkëjetesën mes tifozëve të ndryshëm”, thuhet në deklaratën zyrtare të Atleticos.

Organi drejtues i futbollit spanjoll shtoi në një Tweet:

“LaLiga dënon fuqishëm aktet e urrejtjes dhe frikësimit kundër [Vinicius Junior]. LaLiga, si në të kaluarën, do të bëjë presion për një hetim mbi këtë çështje nga forcat dhe organet përkatëse të sigurisë shtetërore, duke kërkuar dënime për ata që janë përgjegjës dhe kërkojnë dënimet më të rënda”.

Kujtojmë që ndeshja sot zhvillohet me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/