Sot zhvillohet derbi londinez, Arsenali pret Chelsea

Sot në Premier Ligë zhvillohet një takim mjaft interesant. Arsenali ka humbur vendin e parë në tabelë, por në rast të fitores sot mund të marrin atë pozitë përkohësisht, transmeton lajmi.net. Chelsea në anën tjetër ka gjashtë ndeshje pa fitore në ligën angleze dhe pozicionohen në vendin e 12 në renditjen tabelare. Pozitë kjo që…

Sport

02/05/2023 08:18

Sot në Premier Ligë zhvillohet një takim mjaft interesant.

Arsenali ka humbur vendin e parë në tabelë, por në rast të fitores sot mund të marrin atë pozitë përkohësisht, transmeton lajmi.net.

Chelsea në anën tjetër ka gjashtë ndeshje pa fitore në ligën angleze dhe pozicionohen në vendin e 12 në renditjen tabelare.

Pozitë kjo që është tejet larg nga vendet që dërgojnë ekipet në garat evropiane, por afër nga zona e rrezikshme në tabelë.

Arsenali kërkon fitoren që të vazhdojë garën për titull.

Chelsea kërkon këndelljen pikërisht sot ndaj ‘Topçinjve’.

Ndeshja zhvillohet në ‘Emirates’, duke filluar nga ora 21:00./Lajmi.net/