Mbyllen pjesët e para në Superligë, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në pesë ndeshjet e Superligës së Kosovës. Ferizaj është duke kryesuar 1:0 ndaj Dukagjinit. Në minutën e 14′ shënoi Shabani, për t’i dhënë epërsinë Ferizaj. Me këtë rezultat Ferizaj e siguron barazhin, në rast të humbjes së Trepçës. Ndeshja tjetër e rëndësishme e barazhit në mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës…

Sport

28/05/2023 16:01

Kanë përfunduar pjesët e para në pesë ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Ferizaj është duke kryesuar 1:0 ndaj Dukagjinit.

Në minutën e 14′ shënoi Shabani, për t’i dhënë epërsinë Ferizaj.

Me këtë rezultat Ferizaj e siguron barazhin, në rast të humbjes së Trepçës.

Ndeshja tjetër e rëndësishme e barazhit në mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës u mbyll në favor të kryeqytetasve pas 45 minutave të parë.

Prishtina gjeti golin pas një penalltie të akorduar në favor të tyre.

Kryeziu e konkretizoi në gol gjuajtjen nga 16 metërshi.

Drenica – Drita u mbyll 1:1, ashtu siç u përfundoi pjesa e parë edhe në takimin Malisheva – Llapi.

Gjilani – Ballkani nuk dhuroi gola në pjesën e parë./Lajmi.net/