Ekipi xhudos i dërgon medaljet olimpike në Prekaz

Dy medalje Olimpike janë fituar nga Kosova në xhudo në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Trajneri i xhudistëve kosovar, Driton Kukaj ka njoftuar se me tu kthyer në Kosovë ai bashkë me të artën e Kosovës, Majlinda Kelmendin dhe sportistët që morën pjesë në këto lojëra olimpike i kanë dërguar këto medalje në Prekaz tek varrezat…

Sport

08/08/2024 10:55

Dy medalje Olimpike janë fituar nga Kosova në xhudo në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Trajneri i xhudistëve kosovar, Driton Kukaj ka njoftuar se me tu kthyer në Kosovë ai bashkë me të artën e Kosovës, Majlinda Kelmendin dhe sportistët që morën pjesë në këto lojëra olimpike i kanë dërguar këto medalje në Prekaz tek varrezat e familjes Jashari.

“Mirëmëngjesi nga Prekazi heroik! Me përulje para dëshmorëve e martirëve të Kombit”, ka shkruar Driton Kukaj.
Në këto lojëra olimpike Distria Krasniqi ka marrë medaljen e argjendtë ndërsa Laura Fazliu të bronztën.
Me këto dy medalje, Kosova bënë gjithsej pesë medalje olimpike.
Postimi i tij në Facebook: