Reagon Federata e Xhudos: Akil Gjakova është jashtë vendit, do të dorëzohet në Polici sapo të kthehet
Federata e Xhudos së Kosovës ka reaguar sot pasi Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të gjetur xhudistin, Akil Gjakova. Sipas Policisë së Kosovës, Gjakova po kërkohet për dhunë në familje. Federata e Xhudos ka thënë se besojnë në pafajësinë e Akil Gjakovës, deri sa ka kërkuar nga organet e rendit ta…
Sport
Federata e Xhudos së Kosovës ka reaguar sot pasi Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të gjetur xhudistin, Akil Gjakova.
Sipas Policisë së Kosovës, Gjakova po kërkohet për dhunë në familje.
Federata e Xhudos ka thënë se besojnë në pafajësinë e Akil Gjakovës, deri sa ka kërkuar nga organet e rendit ta zbardhin rastin.
“Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë”, ka shkruar Federata e Xhudos së Kosovës.
Sipas Federatës, Akil Gjakova ndodhet jashtë Kosovës dhe sapo të kthehet në Kosovë do të dorëzohet në Polici.
“Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë: