ZYRTARE: Vëllaznimi nënshkruan me top-golashënuesin e kampionatit (FOTO)

Klubi gjakovar ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me sulmuesin Egzon Gashi,

Sport

17/06/2017 13:43

Pas emërimit të Ismet Munishit në krye të skuadrës, Vëllaznimi ka nisur të rinovojë kontratat e futbollistëve.

Klubi gjakovar ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me sulmuesin Egzon Gashi, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Vëllaznimit, që konfirmon rinovimin 1-vjeçar.

“Kryetari Shkëlzen Gashi sot ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me Egzon Gashin, i cili ishte golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë në sezonin 2016/17 ku kishte shënuar 20 gola. Egzon Gashi ka vendosur që edhe për një vit të jetë pjesë e klubit kuqezi”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Sot Vëllaznimi ka bërë të ditur që ka arritur marrëveshje edhe me sulmuesin tjetër, Dardan Rogova, për rinovimin 1-vjeçar.

Gjatë ditëve në vijim priten edhe disa konfirmime tjera për rinovime në shtëpinë kuqezi.

Kuqezinjtë pritet t’i bëjnë disa transferime në afatin kalimtar, në mënyrë që të thonë fjalën e tyre në edicionin e ri në Superligë.