ZYRTARE: UEFA vendos për Kosovën

Kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë institucion të rëndësishëm ka arritur të delegohet për në Kongresin e rregullt të UEFA-s,që do të mbahet më 23 mars të vitit të ardhshëm në Budapest.

Sport

18/09/2015 13:17

Federata e Futbollit e Kosovës në muajin mars pritet të bëhet anëtarja më e re e UEFA-s.

Kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë institucion të rëndësishëm ka arritur të delegohet për në Kongresin e rregullt të UEFA-s,që do të mbahet më 23 mars të vitit të ardhshëm në Budapest, raporton rtklive.com.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, në mbledhjen e mbajtur në Maltë, ka diskutuar për çështjen e Kosovës dhe ka vendosur që kërkesën e FFK-së për anëtarësim ta dërgojë në agjendën e Kongresit.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar UEFA nëpërmjet një kumtese për media pas përfundimit të mbledhjes së KE të UEFA-s.