ZYRTARE: UEFA përjashton klubin e njohur nga Liga e Kampionëve

UEFA e ka ndaluar Partizanin e Beogradit nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe Europa League.

Sport

11/01/2017 15:20

UEFA i ka dhënë një dënim të rëndë Partizanit të Beogradit.

Federata Evropiane e Futbollit ka ndaluar klubin serb nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe Europa League nga edicioni i ardhshëm i kualifikimeve.

Agjencia e lajmeve “AP” ka bërë të ditur se Partizani ka rreth 2.5 milionë borxhe të pa mbuluara deri në shtator të vitit 2016, përcjell “lajmi.net”.

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Milos Vazura ka theksuar se ndëshkimi nga UEFA është kusht që klubi të paguajë borxhet. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6