ZYRTARE: UEFA ndryshon Ligën e Kampionëve

UEFA ka konfirmuar ndryshimin e formatit në Ligën e Kampionëve nga sezoni 2018-19.

Sport

26/08/2016 10:50

Katër ligat kryesore evropiane, Anglia, Gjermania, Spanja dhe Italia, do t’i kenë të garantuara katër ekipe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve nga edicioni 2018-19, ka konfirmuar UEFA.

Në bazë të sistemit të tanishëm, Anglia, Gjermania dhe Spanja kanë nga tri ekipe të kualifikuara direkt, ku ekipi i katërt zhvillon ndeshje në play-off, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, Italia ka vetëm dy vende të garantuara, kurse i treti zhvillon duelet e play-offit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.