Zyrtare: UEFA cakton stadiumin e finales në Ligën e Kampionëve 2017

Millennium Stadium në Cardiff është zgjedhur nga UEFA si nikoqir i finales në Ligën e Kampionëve për vitin 2017.

Sport

30/06/2015 14:10

UEFA ka vendosur që finalja e Ligës së Kampionëve më 2017, do të zhvillohet në Cardiff.

Qyteti uellsian konsiderohej si favorit dhe stadiumi Millennium u konfirmua si nikoqir nga sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino.

UEFA po ashtu konfirmoi se Friends Arena në Stockholm, do të jetë stadiumi nikoqir i finales në Europa League më 2017.

Ndërsa, Superkupa e Evropës 2017 do të zhvillohet në stadiumin Philipp II Arena në Shkup.

E kjo do të jetë një mundësi më e lehtë për tifozët shqiptarë që pa nevojë për një vizë të ndjekin ndonjë klub të madh si Real Madrid e Barcelona që janë favoritë tradicional për triumf në Ligën e Kampionëve.