Zyrtare: Trajneri më i mirë në botë për vitin 2015

Luis Enrique është zgjedhur trajneri më i mirë në botë për vitin 2015.

Sport

04/01/2016 11:52

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) e ka shpallur Luis Enriquen trajnerin më të mirë në botë për vitin 2015.

Enrique ka triumfuar para trajnerëve të njohur si Pep Guardiola, Massimiliano Allegri e Unai Emery, përcjell Lajmi.net nga Mundo Deportivo.

Trajneri spanjoll e fitoi tripletën me Barcelonën, ndërsa së fundmi triumfoi edhe në Botërorin e Klubeve.