ZYRTARE: Trajneri i njohur largohet nga skuadra e Serie A

Chievo ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje reciproke për ndërprerjen e kontratës me trajnerin Giampiero Ventura.

Sport

13/11/2018 17:35

Nuk ka zgjatur më shumë se katër javë qëndrimi i Venturas te Chievo.

70 vjeçari ka ofruar dorëheqjen nga posti i trajnerit të Chievos pas barazimit 2:2 me Bolognan në fundjavë.

Drejtuesit e Chievos fillimisht refuzuan këtë dorëheqje, por kanë dështuar të bindin ish trajnerin e Kombëtares së Italisë për të qëndruar.

Domenico Di Carlo pritet të zëvendësojë Ventura, me një kontratë deri në fund të sezonit./Lajmi.net/