ZYRTARE: Superkupa e Spanjës zhvendoset në një Kontinent tjetër

Superkupa e Spanjës 2018, që do të luhet mes Sevilla dhe Barcelonas, nuk do të zhvillohet në Spanjë, por në qytetin maroken të Tangierit.

Sport

09/07/2018 15:53

Ky është vendimi i marrë nga Federata Spanjolle e Futbollit, sipas mediave spanjolle.

Përveç kontinentit, Superkupa e Spanjës do të ndryshojë edhe formulën, duke parë se nuk do të zhvillohen më dy ndeshje, por vetëm një.

Një ndryshim që do të ishte historik, sepse asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që ky kompeticion, i krijuar në 1982-in, të zhvillohej jashtë Spanjës dhe me një ndeshje.

Problemi është se Sevilla ka përfshirë në shitjen e biletave sezonale të tifozëve ndeshjen e parë të Superkupës, që duhej të zhvillohej në stadiumin e tyre.

Ata, në fakt, janë dakord që të zhvillohet një ndeshje e vetme, por që të luhet në stadiumin e tyre. Siç mund të pritej, Barcelona ka dalë kundër kësja zgjidhjeje dhe është dakord të luajë në Marok.