Zyrtare: Sunderland huazon Sebastian Coates

Sunderland ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit uruguaian të Liverpoolit, Sebastian Coates. Transferi do të jetë në formë të huazimit.

Sport

01/09/2014 20:42

23 vjeçari është transferuar në Liverpool në vitin 2011 nga Nacional, prej kur ka bërë vetëm 24 paraqitje, duke shënuar 2 gola.

Mbrojtësi ka pasur një dëmtim serioz verën e kaluar, dëmtim ky që e ka mbajtur gjithë stinorin jashtë fushe.

Ai u rikuperua në kohë dhe madje luajti për kombëtaren e Uruguait në futboll, ku u fut në fund të lojës së fituar 2-1 ndaj Anglisë.

Coates ka luajtur në ndeshjet para-sezonale për Liverpool por nuk u angazhua në asnjë ndeshje zyrtare në Premier Ligë.