ZYRTARE: Silva pensionohet nga Kombëtarja e Spanjës

David Silva është pensionuar nga Kombëtarja e Spanjës.

Sport

13/08/2018 18:30

Mesfushori i Manchester Cityt, përmes një letre të hapur ka bërë të ditur se ka vendosur të largohet nga ekipi kombëtar i Spanjës.

Silva 33 vjeçar, ka qenë pjesë e ekipit të Spanjës për 12 vite.

Përgjatë këtyre viteve, ai ka zhvilluar 125 ndeshje, ku ka shënuar 35 gola.

Ai po ashtu ka fituar edhe dy tituj të Kampionatit Evropian dhe një titull të Kupës së Botës./Lajmi.net/