ZYRTARE: Shtyhen dy ndeshjet e klubeve të njohura në Serie A

Pas shembjes së urës Morandi në Xhenoa, e cila shkaktoi dhe 38 viktima, 15 të plagosur dhe të paktën 10 të humbur, liga italiane e futbollit ka zyrtarizuar shtyrjen e dy ndeshjeve të skuadrave xhenovese, në javën e parë të Serisë A.

Sport

16/08/2018 16:35

Sampdoria-Fiorentina, si dhe Milan-Genoa, të programuara për t’u luajtur në dielën në 20:30, janë shtyrë për një datë tjetër.

Ajo mbetet për tu vendosur më pas nga Federata.

Vendimi është mirëpritur nga Fiorentina dhe Milani.