ZYRTARE: Santi Cazorla largohet nga Arsenali

Santi Cazorla është larguar nga Arsenali.

Sport

21/05/2018 19:49

Skuadra nga Londra ka njoftuar se mesfushori spanjoll është larguar nga klubi pas përfundimit të kontratës.

Cazorla iu bashkua Arsenalit në vitin 2012, për t’u bërë pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre, teksa cilësohej lojtari më i talentuar teknikisht në Premierligë.

“Santi do të mbetet gjithmonë një nga lojtarët e mi të preferuar. Aftësia e tij për të luajtur me dy këmbët, shpejtësia në të menduar dhe lëvizjet e tij, ishin kruciale në performancat tona të mira viteve të fundit”, ka deklaruar shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis./Lajmi.net/