ZYRTARE: Rui Patricio transferohet në Premierligë

Portieri i Kombëtares së Portugalisë, Rui Patricio, karrierën do ta vazhdojë në Premierligë.

Sport

18/06/2018 19:34

Është skuadra e Wolves që ka zyrtarizuar nënshkrimin me portierin e Sporting Lisbonë.

Rui Patricio largohet për Angli pasi që ka terminuar kontratën e tij me Sporting CP, pas një sulmi të disa personave të maskuar gjatë stërvitjeve.

Wolves këtë sezon do të garojë në elitën e futbollit anglez, gjë të cilën e siguroi pas një sezoni mbresëlënës në Championship./Lajmi.net/