ZYRTARE: Robben – Bayern Munich, deri më 2019

Arjen Robben do të mbetet në Bayern Munich edhe për sezonin e ri.

Sport

18/05/2018 11:41

Arjen Robben do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayernit të Mynihut edhe për një sezon tjetër.

Holandezi rinovoi kontratën me kampionët e Gjermanisër deri më 30 qershor të 2019.

34-vjeçari është pjesë e klubit bavarez që nga viti 2009, kur u transferua nga Real Madridi për shumën e 25 milionë eurove, transmeton “SS”.

Me fanellën e Bayernit, Robben ka koleksionuar 7 tituj kampion Gjermanie, 4 Kupa Gjermanie dhe një Champions League, të fituar në 2013 në Wembley ndaj Borussia Dortmund, ku holandezi shënoi golin vendimtar të sfidës.