lajmi.net

Zyrtare: Reina në Bayern

Pepe Reina është portier i ri i Bayern Munich. Spanjolli ka nënshkruar kontratë trevjeçare me gjigantin bavarez dhe thotë se erdhi në Allianz Arena për të fituar sa më tepër tituj.

Sport

08/08/2014 19:19

Pepe Reina ka kompletuar transferimin e tij nga Liverpool në Bayern Munich.

Në lëvizje të befasishme, gjiganti bavarez pagoi 2 milionë funte për angazhimin e spanjollit i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me kampionin e Bundesligës.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në një prej klubeve më të mëdha në botë. Kam ardhur këtu sepse dua të fitoj sa më shumë tituj që është e mundur”, deklaroi Reina për faqen zyrtare të gjigantit nga Allianz Arena.

Spanjolli – që do të mbajë fanellën me numrin 23 – do të garojë me yllin gjerman, Manuel Neuer, për një vend si titullar.

Zyrtare: Reina në Bayern

Bayern Munich ka bërë të ditur transferimin e portierit Pepe Reina nga Liverpool. Gjiganti bavarez ka siguruar shërbimet e spanjollit, dhe i gëzohet ardhjes së tij në Allianz Arena.

Sport

05/08/2014 23:23

Pepe Reina është anëtar i ri i Bayern Munichut.

Lajmi është bërë i ditur nga gjiganti bavarez, nëpërmjet një postimi pak çaste më parë në profilin zyrtar të klubit në rrjetin social Twitter.

“Reina është një portier shumë me përvojë dhe profil i respektuar, kjo na pëlqen”, deklaroi zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge.

Të mërkurën, Reina do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës dhe prezantimit si anëtar i ri i Bayernit.

Ai do të jetë rezervist i të pazëvendësueshmit, Manuel Neuer. 

LM