ZYRTARE: Perez largohet nga Arsenali, mbetet në Premierligë

Lucas Perez do të vesh fanellën e West Hamit në sezonin tjetër.

Sport

09/08/2018 11:41

Sulmuesi spanjoll është larguar nga Arsenal, por karrierën do ta vazhdojë në Premierligë.

Skuadra e West Ham ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Arsenalin për 29 vjeçarin.

Perez i ishte bashkuar Arsenalit dy vite më parë për 20 milionë euro, ndërsa sezonin e fundit e kaloi në huazim te Deportivo La Coruna në Spanjë./Lajmi.net/