ZYRTARE: Nuri Sahin largohet nga Dortmundi, mbetet në Bundesligë

Nuri Sahin edhe zyrtarisht është lojtar i Werder Bremen.

Sport

31/08/2018 16:09

Mesfushori turk është larguar nga Borussia Dortmund, për t’iu bashkuarës skuadrës së Werder Bremen.

Lajmi është konfirmuar në faqet zyrtare të dy klubeve.

Sahin 29 vjeçar, pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Dortmund.

Ai po ashtu ka veshur edhe fanellat e Real Madrid, Feyenoordit dhe Liverpoolit./Lajmi.net/