ZYRTARE: Nedved kthehet në futboll, nënshkruan me klubin e ri (FOTO)

Pavel Nedved ka nënshkruar me skuadrën nga Republika çeke, Skalna.

Sport

23/09/2017 13:49

Pavel Nedved është rikthyer në futbollin aktiv në moshën 45-vjeç.

Ish fituesi i “Topit të Artë” ka nënshkruar me skuadrën nga Republika çeke, Skalna, ku aktivizohet edhe i biri i tij, Pavel në grupmoshat e reja. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi çek që ka publikuar fotografinë e Nedvedit duke e nënshkruar kontratën, përcjell “lajmi.net”.

Nënkryetari i Juventusit do të zhvillojë vetëm një ndeshje të vetme me ekipin e Skalna.

Përndryshe, dueli i tij i fundit si profesionist ishte Juventus – Lazio 2:0 më 31 maj të vitit 2009. /Lajmi.net/