ZYRTARE: Monaco jep lajm të rëndësishëm për Mbappen

Nënpresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev, ka mohuar se është arritur një marrëveshje me Real Madridin për sulmuesin Kylian Mbappe.

Sport

26/07/2017 16:10

Pas shënoi 26 gola në të gjitha garat me Monacon edicionin e fundit, Mbappe ngjalli interesimin e shumë skuadrave, si Arsenal, Manchester City e Real Madrid.

Madje për këta të fundit, një ditë më parë u raportua për arritjen e një marrëveshje, për 180 milionë euro.

“Ju siguroj se nuk është arritur asnjë marrëveshje”, deklaroi Vasilyev para gazetarëve, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi oferta shumë të rëndësishme për Mbappen. Ai është talenti më i madh në futbollin botëror”./Lajmi.net/