Zyrtare: Milan transferon futbollistin e Interit

Qendërmbrojtësi i talentuar Girgio Piacentini është larguar nga Inter duke iu bashkuar rivalit të qytetit, Milan.

Merkato

15/07/2015 15:07

I ka ndryshuar ngjyrat e fanellës, por jo edhe qytetin.

Qendërmbrojtësi Giorgio Piacentini është larguar nga Inter duke iu bashkuar rivalit, Milan.

Pas lëndimit të rëndë të gjurit që e mbajti jashtë fushës për një periudhë të gjatë, “Nerazzurrët” vendosën të mos ia vazhdojnë kontratën.

Andaj, Piacentini ka vendosur që të nënshkruajë me Milanin.

“Nga sot nuk jam më futbollist i Interit, për arsye në lidhje me kontratën do të kaloj në pjesën tjetër të Milanos, me fanellën e Milanit”, shkroi Piacentini në Instagram.