ZYRTARE: Lopetegui shkarkohet nga Porto

Julen Lopetegui është shkarkuar nga posti i trajnerit të Portos.

Sport

08/01/2016 12:29

Porto ka shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui pas dështimit për të shënuar fitore në tri ndeshjet e fundit.

Ish selektori i ekipit U-21 të Spanjës mori drejtimin e skuadrës nga Estadio Dragado në maj të vitit 2014 dhe e udhëhoqi skuadrën drejt çerekfinales në Ligën e Kampionëve ku u eliminuan nga Bayern Munich.

Ai e humbi titullin në Kampionatin portugez nga Benfica, dhe u lirua nga detyra derisa Porto është katër pikë prapa Sportingut pas 16 ndeshjes, përcjell “Lajmi.net”.

Për pasardhës të tij ka filluar të qarkullojë edhe emri i ish trajnerit, Jose Mourinho.