ZYRTARE: Leicesteri prezanton zëvendësuesin e Mahrezit

Leicester City ka gjetur zëvendësuesin e Riyad Mahrez.

Sport

05/08/2018 21:02

Mahrez këtë afat kalimtar u largua nga Leicester City, për t’iu bashkuar kampionëve të Manchester Cityt.

E zëvendësimi i Mahrez, ka ardhur nga skuadra e Francës, Monaco.

Leicester City ka zyrtarizuar transferimin e 26 vjeçarit Rachid Ghezzal, të cilin e ka transferuar nga Monaco.

Ghezzal në sezonin e fundit te Monaco ka regjistruar 24 paraqitje, duke shënuar dy gola./Lajmi.net/