Zyrtare: Leicester mposht Chelsean, nënshkruan me Kramaric

Skuadra e Leicesterit ka arritur që të mposhtë Chelsean, për të siguruar nënshkrimet e yllit të Rijekas, Andrej Kramaric.

Sport

07/01/2015 19:12

Skuadra kroate Rijeka ka konfirmuar në mënyrë zyrtare se, Andrej Kramaric është konfirmuar në Premier Ligë, më saktësisht te skuadra e Leicester.

Kramaric ka rënë në sy të skuadrave të mëdha europiane, pasi ka arritur që të shënojë plotë 21 gola në 18 paraqitje me skuarën kroate.

“Andrej Kramaric ka arritur të nënshkruajë kontratë me Leicesterin. Të urojmë më të mirat në karrierën tënde. Faleminderit për momentet më të pabesueshme te Rijeka”, ishte postimi i shkruar në Twitter nga skuadra kroate.