ZYRTARE: Kundërshtari i Dritës në Ligën e Evropës

Skuadra nga Luksemburgu, Dudelange është kundërshtari i Dritës në raundin e dytë të Ligës së Evropës, shkruan Gazetasheshi.com.

Sport

17/07/2018 22:39

Ekipi nga Luksemburgu është eliminuar nga skuadra hungareze, MOL Vidi në Ligën e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3:2 nga dy duelet.

Ndërkohë, Drita pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Malmo do ta ketë edhe një mundësi për të vazhduar ëndrrën evropiane në Ligën e Evropës.

Ndeshja e parë do të luhet më 26 korrik në Luksemburg, kurse ajo e kthimit më 2 gusht në Kosovë.