ZYRTARE: Kombëtarja shqiptare prezanton dy selektorët e rinj (FOTO)

Alban Bushi dhe Erjon Bogdani janë emëruar edhe zyrtarisht trajnerët të Shqipërisë U-21 dhe U-19.

Sport

09/12/2016 14:36

Prezantimi i Bushit dhe Bogdanit është bërë nga Drejtori Teknik i Kombëtares,  Paolo Tramezzani.

Bushi ka zëvendësuar Redi Jupin te Shqipëria U21, ndërsa Bogdani ka zëvendësuar Arjan Bellai te ekipi U-19.

“Sigurisht është një vlerësim i lartë por edhe një detyrë e vështirë që të drejtosh skuadrën U-21. Do të përpiqem të jap maksimumin tim, për të arritur rezultate sa më të mira. Eksepriencën e deritanishme në futboll, do ta shfrytëzoj për të bërë mirë në këtë detyrë të re dhe të vështirë”, ka deklaruar  Bushi, përcjell “Lajmi.net”.

“Është një mundësi që na është dhënë dhe do të përpiqem ta justifikoj këtë besim. Jam i ndërgjegjshëm, që kjo do të jetë një sfidë e vështirë. Por vetë jeta është një sfidë dhe për këtë arsye, ja vlen të punosh shumë, për të ecur përpara”, ka theksuar Bogdani.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.