Zyrtare: Klubi i Champions League merr trajnerin e njohur

Trajneri i shumë sukseseve me Shakhtar Donetskun, Mircea Lucescu, është trajneri i ri i skuadrës ruse, Zenit.

Sport

24/05/2016 17:11

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit, derisa Lucescu është shprehur shumë i lumtur me detyrën e re.

“Për mua është një nder i madh. Mezi pres të nis punën me skuadrën time të re”, deklaroi Lucescu, përcjellë “Lajmi.net”.

Lucescu ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.