ZYRTARE: Ish-ylli i Liverpoolit pensionohet nga futbolli

Bota e futbolli ka humbur edhe një lojtar fantastik.

Sport

21/01/2019 14:48

Glen Johnson ka njoftuar se po pensionohet nga futbolli.

Mbrojtësi e ka filluar karrierën te West Ham, ndërsa ka luajtur edhe për skuadrat si, Chelsea, Portsmouth, Liverpool dhe Stoke City, përcjell lajmi.net.

34-vjeçari i dha fund karrierës së tij në futbollin aktiv, ndërsa ka fituar Premierligën dhe dy tituj të ligës në karrierën e tij 16-vjeçare.

Johnson ishte në formën e tij më të lartë sa ishte tek Liverpooli dhe Portsmouthi. /Lajmi.net/