ZYRTARE: Futbollisti i Kombëtares shqiptare nënshkruan me klubin nga Serie A (FOTO)

Frederik Veseli ka nënshkruar me klubin e Empolit.

Merkato

24/09/2016 08:54

Empoli ka njoftuar se mbrojtësi Frederik Veseli ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 2018.

Reprezentuesi i Shqipërisë iu bashkua Empolit gjatë verës nga Lugano.

Mirëpo, klubi zviceran bllokoi marrëveshjen me pretendimin se futbollisti kishte kontratë të vlefshme me ta.

“Empoli njofton se ka kompletuar transferimin e Frederik Veselit. Lojtari ka nënshkruar një kontratë deri më 30 gusht 2018”, thuhet në komunikatën e klubit toskan, përcjell “Lajmi.net”.

Veseli do të jetë në dispozicion të Empolit nga ndeshja e ardhshme në Serie A.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.