ZYRTARE: Fabinho lojtar i Liverpoolit

Liverpooli dhe Monaco e kanë zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes për brazilianin Fabinho.

Sport

28/05/2018 23:35

AS Monaco do të fitojë 50 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset nga Liverpooli për mesfushorin.

Të dy skuadrat e kanë konfirmuar marrëveshjen për Fabinhon nëpërmjet Twitterit.
Atletico Madrid ka qenë i interesuar, por Liverpool ka arritur ta mbyllë marrëveshjen për një kohë rekord.