ZYRTARE: Dënohet Pep Guardiola

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Anglisë, ka dënuar trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardilola.

Sport

09/03/2018 18:47

Trajnerit spanjoll sot i është shqiptuar dënimi prej 22 mijë e 500 euro, për fjongon e verdhë të mbajtur në disa ndeshje të Premierligës.

Guardiola ka disa ndeshje që në pallton e tij ka mbajtur një fjongo të verdhë, përmes të cilës kërkonte drejtësi për politikanët katalan të arrestuar nga shteti spanjoll pas shpalljes së pavarësisë së Katolonisë në tetor të vitit të kaluar.

Mesazhet politike janë të ndaluara në futboll, dhe ky është shkaku i dënimit për trajnerin e Manchester Cityt./Lajmi.net/