ZYRTARE: Dënohet Luciano Spalletti për festimin e golit kundër Sampdorias

Luciano Spallettit i është ndalur drejtimi i Interit për një ndeshje për festën e tepërt te goli që Marcelo Brozovic i shënoi Sampdorias.

Sport

24/09/2018 17:41

Interi në fundjavë shënoi një fitore në minutën e fundit ndaj Sampdorias me rezultat 0-1, me golin e shënuar nga mesfushori kroat.

Festa e Spallettit te ky gol është klasifikuar si e tepërt nga Komisioni Disiplinor i Serie A, që i ka ndalur italianit drejtimin e Interit për një ndeshje.

Spalletti nuk do të ulet në bankinën e Interit ditën e martë, ku zikaltërit presin në San Siro skuadrën e Fiorentinas,  për të zhvilluar ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë./Lajmi.net/