ZYRTARE: Dënohet Higuain

Milan ka marrë lajmin tronditës.

Sport

13/11/2018 17:22

Skuadra rossonere nuk do të mund të llogarisë në dy ndeshjet e ardhshme në sulmuesin Gonzalo Higuain.

Komisioni Disiplinor i Serie A ka vendosur ta dënojë me dy ndeshje mos lojë sulmuesin argjentinas, për sjelljet e tij ndaj gjyqtarit në derbin Milan 0-2 Juventus.

Ndeshjet që Higuain do t’i mungojë Milanit janë ato kundër Lazios dhe Parmës./Lajmi.net/