Zyrtare: Dënohet Besart Berisha

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha është dënuar nga Federata e Futbollit të Australisë.

Sport

04/04/2016 12:47

Prishtinasi u ndëshkua me karton të kuq në takim ndaj Wellington Phoenix pas një gjesti jo sportiv.

Ndërkohë pas pamjeve filmike, Besart Berisha është dënuar me dy ndeshje mos lojë në elitën e futbollit australian.

Berisha do të mungojë për Melbournen pikërisht ndaj liderit Brisbane Roar e cila është ish-skuadra e Besartit si dhe ndeshjen e fundit në kampionat.

Pra kampionati i rregullt ka përfunduar për Besartin, ndërsa ai do të rikthehet në ndeshjen e parë të ‘Play-Off’-it.