ZYRTARE: Danilo lë Realin, i bashkohet Man Cityt (FOTO)

Manchester City ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Real Madridin për transferimin e mbrojtësit Danilo në ‘Etihad Stadium’.

Sport

23/07/2017 10:10

26 vjeçari sipas njoftimit të lëshuar nga skuadra angleze, ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Manchester Cityn.

“Jam shumë, shumë i lumtur që i  bashkohem Manchester Cityt”, ka deklaruar Danilo për faqen zyrtare të klubit.

Danilo është brazilian, ndërsa pjesë e Real Madridit ishte që nga viti 2015, ku ishte transferuar nga skuadra e Portos./Lajmi.net/