ZYRTARE: Carvajal suspendohet nga UEFA

Komisioni Disiplinor i garës ka pezulluar mbrojtësin e Real Madridit me dy ndeshje moslojë.

Sport

06/12/2017 14:11

Dani Carvajal është suspenduar nga UEFA.

Komisioni Disiplinor i garës ka pezulluar mbrojtësin e Real Madridit me dy ndeshje moslojë.

Carvajal akuzohej se qëllimisht u ndëshkua me karton të verdhë për t’u suspenduar në ballafaqimin e xhiros së fundit të fazës së grupeve ndaj Borussia Dortmundit, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai ka pësuar duke u suspenduar nga UEFA dhe do të shërbejë dënim prej dy ndeshjeve moslojë. /Lajmi.net/