ZYRTARE: Aubameyang – Arsenal, komunikatë nga Borussia Dortmund

Borussia Dortmund ka dhënë informacionet e fundit në lidhje me interesimin e Arsenalit për transferimin e sulmuesit, Pierre Emerick Aubameyang.

Sport

27/01/2018 15:42

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc ka dhënë informacionet e fundit në lidhje me interesimin e Arsenalit për transferimin e sulmuesit, Pierre Emerick Aubameyang.

“Jemi të gatshëm ta lejojmë transferimin e tij nën parametra të caktuara, por vetëm nëse këto parametra plotësohen në përpikëri. Arsenali ka bërë disa përpjekje deri tani. Të gjitha ofertat ia kemi refuzuar deri tani”, ka thënë ai.

“Nëse kërkesat tona plotësohen, atëherë transferimi do të ndodhë, nëse nuk plotësohen, atëherë Auba do të luajë për Dortmundin deri në verë, kështu është diskutuar dhe pranuar edhe nga familja e Aubameyangut”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/