Zyrtare: Alarm fals, Messi nuk është i lënduar (Foto)

Vetëm disa minuta më parë, nëpër mediat botërore është raportuar se Messi ka pësuar një lëndim dhe do të jetë jashtë fushave të lojës për katër javë. Mirëpo, një gjë e tillë është mohuar në mënyrë zyrtare nga Asociacioni i Futbollit të Argjentinës (AFA).

Sport

24/03/2015 18:15

Menjëherë pas publikimit të lajmit se Messi ka pësuar një lëndim serioz, ka reaguar AFA duke e mohuar një gjë të tillë.

Nëpër mediat është thënë se Messi ka pësuar një lëndim në këmbën e tij të djathtë dhe do të jetë jashtë fushave të lojës për katër javë.

Sidoqoftë, një gjë e tillë është mohuar nga Asociacioni i Futbollit të Argjentinës (AFA).

“Leo Messi është dërguar në një klinikë private në Washington, duke bërë një test te këmba e tij e majtë, ku ka pësuar një gërvishtje të vogël në ndeshjen kundër Real Madridit. Dhe, testet kanë konfirmuar se ai nuk është i lënduar”, shkruan në komunikatën zyrtare të lëshuar nga AFA.

AFA